Deputeti demokrat kërkon ndihmën e Ambasadës amerikane

Shqipëria

Deputeti demokrat kërkon ndihmën e Ambasadës amerikane

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 21:17
Romeo Gurakuqi

Pas ngjarjeve të ndodhura në Shkodër, ku së fundmi u vra me breshëri plumbash një 30-vjeçar, ka reaguar edhe deputeti i PD në këtë qytet, Romeo Gurakuqi.

Ai shprehet se këto ngjarje  në Shkodër janë vetëm maja e ajsbergut.

Reagimi i plotë:

Ata jane te vendosur per ta vrare shpresen dhe jeten e ketij qyteti!

Asht nje vendim i kahershem i tyre: hakmarrje ndaj bashkesise, qe guxoi te sfidonte panderprere mitin e perjetesise se eterve te kuq.

Ajo cfare ndodh keto dite ne Shkoder, eshte vec maja e ajsbergut e dhunes, terrorit te fshehte, dere me dere, vesh me vesh, qe ndodh cdo dite ne heshtje ketu, dhe qe po e vdes shpresen per ringritje. Skuadra te tera kembeshpejtish, individe te huazuar, qe hyjne dhe dalin pa u ndjere dhe pa u njohur nga askush, levizin cdo dite dhe nate, qoshkave te erreta te Shkodres se zene peng. Eshte nje seri e paralajmeruar me kohe prej nesh, qe nuk mund te injorohet nga asnje vajtim. Nuk eshte nje serial kriminal i veres 2018, por eshte eksplodimi dhe dalja jashte kontrolli, e rendit te gjerave te nentokes se qeverisjes, qe kryetari i PS filloi te ndertonte fshehurazi, ne pranveren e pare te “Rilindjes”, ne kohen e zbatices qe lane pas,  “dalezotsat” dezertore te krahines.

Nuk kemi te bejme thjesht me disa ngjarje, por me nje sistem kriminal te perhapur ne te tere Shqiperine, te drejtuar nga Kryeministri i vendit, permes pashallareve socialiste, qe ne Shkoder ka tejkaluar cdo limit te parashikuar edhe nga vete ideatoret e regjimit te frikesimit. Shkodres, Byroja e Partise, bazuar mbi parimin e vazhdimesine, i solli pinjollin e vogel, te sherbetorit te vjeter te pushtetit perandorak te Kmereve. Eshte ajo skilja e vogel qe kinse “udheheq” hapjen e bisedimeve me BE. Ai sot hesht dhe fshihet, e se bashku me te, i gjithe entourage qe i shkoi pas per vite me radhe, me gezimin femijnor hakmarres.

Eshte nje sistem i ndertuar nga Bunkeri i Surrelit, enkas per te blere dhe mbajtur pushtet politik, ekonomik, financiar; nje ushtri e tere paraushtarakesh, te komanduar nga nentoka e pushtetit te PS, qe sherben per te zaptuar toka,  kontrolluar trafiqet, ndertuar hidrocentrale, koncensionuar inceneratore; nje rrjet i tere i shperndare, per te grabitur me bekimin e ligjit te mazhorances, cdo centim te parase dhe pronave publike, nga fondet qendrore deri te ato lokale, nga terrenet teatrore deri tek organizatat sportive vllaznore; nje sistem i tere i kompromentimit galopant te individeve me pushtet, te fshikulluarve, qe nuk mund te lahen dot me tre fjali propagande konsumuese; nje kamzhik vrastar qe hesht fjalen e lire dhe vendos ne ikje qytetarin e thjeshte qe nuk bzan. Ai prek te gjithe, edhe socialistet e thjeshte, qe nuk duhet te behen me pale me kurthaxhinjte e pushtetit te Tiranes, per nje kafshate buk, qe ua leshojne ne kembim te rreshtimit. Eshte koha per t’u bashkuar te gjithe ndaj partise sone qe asht SHKODRA, Shtepia Jone e Perbashket.

Eshte koha e qendreses, qe paraardhesit tane, ne kohe me te veshtira, e kane perballuar me bashkim, urtesi dhe orientim nga miqte e vertete.

Mijera bashkeqytetare tane jane me ne qe kemi mbetur ne kete ane, qe eshte toka jone, e tyre, e atyre qe nuk jetojne me dhe na e kane lane per ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojme, te gjithe se bashku, si shkodrane.

Une ju bej thirrje per qendrese dhe bashkim.

Ne nuk do ta leshojme Shkodren tone.

Bashkeqytetaret tane me te shquar ne Vendin e Lire po bejne ne kete moment cdo gje ne dore te tyre, per te ndalur  doren gjakatare te Edi Rames, Fatmir Xhafajt dhe Ditmir Bushatit, mbi kryeqytetin e krenarise shqiptare, te bukuren e dheut, qe sot lengon nga suksesi i perkohshem i pabesise se pushtetit.

Ne emer te komunitetit te qytetareve shkodrane kerkojme vemendjen e Ambasades se SHBA ne Tirane dhe perfaqesise se Republikes Federale te Austrise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat