Parashikimi i motit, 3 shtator 2018

Shqipëria

Parashikimi i motit, 3 shtator 2018

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 07:29
Gjiri Krorez, deti Jon

Dita e hënë, 3 shtator: në vendin tonë gradualisht  do të afrohen masa ajri të paqëndrueshme më të freskëta duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të shoqëruara me reshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat  malore         14/29°C 

Zonat e  ulëta           16/31°C

Zonat  bregdetare    20/30°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat