Objektivi i Shqipërisë - 10 milionë turistë deri në vitin 2025

Shqipëria

Objektivi i Shqipërisë - 10 milionë turistë deri në vitin 2025

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 08:35
Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se është dyfishuar numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dhe objektivi ynë është që ky numër të shkojë deri në 10 milionë turistë deri në vitin 2025.

Nga statistikat e bëra publike nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë është dyfishuar.

Klosi shprehet se objektivi është që kjo shifër të arrijë në 10 milionë turistë deri në vitin 2025.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Klosi pohoin se kemi arritur në 1.4 milionë turistë në 28 ditët e para të muajit gusht duke shënuar për momentin 4 milionë e 261 mijë turistë të hyrë në Shqipëri në këto 9 muaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat