Rifillon debati, Basha mbledh deputetët, reforma në drejtësi, fokusi kryesor i PD

Shqipëria

Rifillon debati, Basha mbledh deputetët, reforma në drejtësi, fokusi kryesor i PD

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:54
Lulzim Basha

Pas më shumë se një orë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dhënë fund mbledhjes duke përcaktuar piketat kryesore ku ajo do të fokusohet në këtë sesion parlamentar.

Burime nga PD-ja njoftojne se, situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi do të jetë vënendja e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se qeverisja duhet të çlirohet nga krimi.

Basha mesohet të ketë thënë se vettingu ka qënë i korruptuar prej fillimit dhe se 11 gjyqtarë janë gjykuar jashtë rregullave. Sipas tij, qeveria po synon të kapë KLGJ dhe KLP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat