Balla ripërsërit kërkesën: Jemi të gatshëm për dialog me opozitën

Shqipëria

Balla ripërsërit kërkesën: Jemi të gatshëm për dialog me opozitën

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:34
Taulant Balla

Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste zhvilloi një mbledhje me kryesine.

Në një komunikim me mediat, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca është e gatshme për një dialog me opozitën.

“Nuk mund të humbi kohë dita ditës me tre konferenca për shtyp shpifjesh të PD apo pjesëve të tjera të opozitës. Për ne gjithë vëmendja duhet të jetë tek njerëzit që na kanë votuar dhe tek ata që na kanë dhënën nderin për të qeverisur vendin. 

Por sigurisht, për PS dialogu dhe komunikimi me opozitën është thelbësore. Përveç shpifjeve për të cilat nuk mund të japim përgjigje, për çdo çështje tjetër dhe ka plot çështje të tjera për të cilat ne kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstruktiv në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat