Nis punën Kuvendi, mungon opozita. Ruçi: Të mos ngatërrojmë betejën politike me atë për integrimin

Shqipëria

Nis punën Kuvendi, mungon opozita. Ruçi: Të mos ngatërrojmë betejën politike me atë për integrimin

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:24
Gramoz Ruçi

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën pasditen e së hënës. Në seancën e parë mungoi opozita, që ndodhet në Shkodër për një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në fjalën hapëse, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se partitë politike duhet të luftojnë për qëllimin e përbashkët: integrimin e Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“I ftoj të gjithë që të ndajnë luftën e pushtetit nga lufta e përbashkët për integrimin në Europë. Integrimi do të jetë objektiv i pandryshuar i Kuvendit”, theksoi Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat