Opozita mblidhet në Shkodër, Basha: Kriminelët po terrorizojnë qytetin. Këtu duhet të ishte edhe kryeministri

Shqipëria

Opozita mblidhet në Shkodër, Basha: Kriminelët po terrorizojnë qytetin. Këtu duhet të ishte edhe kryeministri

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:35
Lulzim Basha

Në kohën që në Tiranë nisi punimet Kuvendi, opozita zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, aty ku sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kriminelët kanë 6 muaj që po e terrorizojnë këtë qytet.

“Në më pak se 3 muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer 2 persona. Kjo është situata në Shkodër. Këtu duhet të ishte kryeministri, jo për të shitur mend dhe për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve që kanë 6 muaj që terrorizojnë Shkodrën. Por Rama nuk mund të jetë këtu, është në Tiranë me Çyrbjen, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën”, tha Basha.

“Na bëjnë thirrjë për bashkëpunim, por me kë të bashkëpunojmë? Me vëllain e Xhafës? Apo me Taulant Ballën, që i plasi skandali i Toyota Yaris-it? Ai pohoi vetë që është mik me një nga anëtarët e bandës së Lushnjes, të dënuar për trafik droge”, shtoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat