Basha i revoltuar: Krimi ka kapur Fatmir Xhafajn, sundon në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Basha i revoltuar: Krimi ka kapur Fatmir Xhafajn, sundon në gjithë Shqipërinë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:01
Lulzim Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra nga qyteti i Shkodrës, duke theksuar se krimin sundon jo vetëm në këtë qytet por edhe në qytete të tjera.

Në një takim me opozitën e bashkuar, Basha tha se krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm.

Nuk ka shqiptar që ta kuptojë se ka hipokrite janë thirrjet që vijnnë sot nga foltoret e Kuvendit se sa të dëshpëruara janë bojatisjet e propagandës për bashkëpunim. Me këtë të bashkëpunojmë? Me Agron Xhafën? Me Taulant Ballën, të cilit pasi i plasi skandali i Toyota Yaris dhe pastrimit të parave të pista të Drogës pohoi me gojën e tij se është mik me një prej anëtarëve të Bandës së Lushnjës, i dënuar me 21 vite burg në Itali, Edmond Bego.

Sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptas me kriminelët në qytetin e Shkodrës. Bashkëpunoi haptas me familja Dobraçaj. Kontrollin në Shkodër e kanë bandat e krimit të organizuar. Ky është realiteti në Durrës

Para disa ditësh, krimi i organizuar goditi me breshëri automatiku shtëpinë ku flinin fëmijët e një gazetareje. Janë rrëmbyer dhe zhdukur qytetarë, janë vrarë të tjerë, siç ishte rasti i Arjan Ferracakut. Sot Dobraçi duhet të ishte tërësisht nën kontrollin e policisë, por në fakt është shtetrrethim i vërtetë kriminal ku rojet private të armatosur vendosin kush lëviz dhe kush jo. Në një lagje të Shkodrës nuk lëviz dot lirisht sikur të ishim në gjendje të luftës. Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës. I bëj thirrje drejtorit të policisë së Shkodrës të japë dorëheqjen. E vetmja që të shpëton nga përgjegjshmëria morale dhe ligjore është largimi yt. Krimi u ka marrë kalanë nga brenda, u ka marrë Fatmir Xhafajn, kampionin e reformës në drejtësi.

Si mund t’i kërkohet opozitës të ulet të bëjë ligje dhe reforma me Fatmir Xhafajn që duhet të ishte nën hetim nga ligji antimafia. Si mund t’i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballës të Toyota Yaris, i cili pranon publikisht se ka mik një trafikant droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat