Bëhuni gati ... ky është moti për ditën e martë

Shqipëria

Bëhuni gati ... ky është moti për ditën e martë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Dita e sotme ka nisur me reshje shiut dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.

Por si do të jetë dita e nesërme, e martë?

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për nesër.

Ditën e martë në shumicën e qarqeve priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Vetëm në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat