Ruçi: Ky sesion parlamentar do të vulosë çeljen e negociatave

Shqipëria

Ruçi: Ky sesion parlamentar do të vulosë çeljen e negociatave

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:38
Ruçi

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi paraqiti arritjet e sesionit të shkuar parlamentar.

Ruçi vlerësoi si arritjen më të madhe në sesionin e shkuar miratimin e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi si një mangësi të rëndësishme mosmiratimin e ligjit për “Magjistraturën”.

“Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës’. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm”, tha Ruçi.

Ndërkohë, sa i përket sesionit të ri parlamentar, i cili nisi një ditë më parë, me seancën e parë e cila u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës, Ruçi theksoi se në këtë sesion do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat