Kërkesa e pazakontë për ministrin Bushati në Izrael: Ju lutem, mos luani kaq mirë ndaj nesh

Shqipëria

Kërkesa e pazakontë për ministrin Bushati në Izrael: Ju lutem, mos luani kaq mirë ndaj nesh

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:54
Ditmir Bushati

Një kërkesë e pazakontë i është bërë ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati gjatë prezantimit të tij në konferencën e 18-të Ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Luftës kundër Terrorizmit. “Ju lutem mos luani kaq mirë”, thotë prezantuesi, dhe nuk bëhet fjalë për diplomacinë.

Kërkesa e veçantë e tij kishte të bënte me ndeshjen e ardhshme Shqipëri- Izrael, ndeshje eparë vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të luhet më 7 shtator në Elbasan Arena.

Shqipëria dhe Izraeli janë dy vende që kanë lidhje të forta me njëra-tjetrën, por kur vjen puna te fusha e lojës, kombëtarja shqiptare nuk të fal. Dhe ky fakt u vu në dukje dhe nga prezantuesi. Ai thotë se Shqipëria e ka mundur gjithmonë Izraelin dhe për batutë shprehet se “është bërë rrezik për të ardhmen e kombëtares së Izraelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat