Shqiptarët braktisin vendin, mbyllen 14 shkolla vetëm në Fier

Shqipëria

Shqiptarët braktisin vendin, mbyllen 14 shkolla vetëm në Fier

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Si pasojë e emigrimit të fëmijëve jashtë shtetit është reduktuar numri i nxënësve në shkollat e Roskovecit dhe Fierit.

Kështu në nisjen e këtij viti shkollor disa shkolla mund të mbyllen pasi nuk ka nxënës.

Sipas Yllka Becit, drejtoresha e arsimit në Fier, parashikohet bashkimi i shkollave.

Drejtoresha Beci ndërsa ka folur për përfitimet e librave falas nga nxënësit ka nënvizuar se reduktim të numrit të nxënësve ka çdo vit për shkak të emigrimit jashtë vendit.

Ajo tha se 14 shkolla në Bashkinë e Fierit kanë numër të reduktuar të nxënësve dhe mund të shkojnë drejt mbylljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat