Spahiu: Qeveria në pikë të hallit për financa, përgjysmoi fondin për ish të persekutuarit

Shqipëria

Spahiu: Qeveria në pikë të hallit për financa, përgjysmoi fondin për ish të persekutuarit

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:12
Perparim Spahiu

Deputeti i Levizjes Socialiste Perparim Spahiu për Integrim ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

“Sot, Komisioni i Ekonomisë përgjysmoi fondin për pagesa të të persekutuarve”, shkruan ai, duke shtuar se ky është një, “tregues që Qeveria është në pikë të hallit me financat”.

Ja shenimi plotë i tij në facebook:

Sot, Komisioni i Ekonomisë përgjysmoi fondin për pagesa të të persekutuarve.

Para disa muajsh përgjysmoi fondin e të pamundurve, ndihmën qesharake ekonomike.

Tregues që Qeveria është në pikë të hallit me financat.

Tregues që nuk ka asnjë shanc që këta të miratojnë këtë vit Statusin e Minatorit.

Tregues që këta jamë të pamundur të bëjnë investime publike.

Tregues që këta e kanë të pamumdur, dhe bujqësia, duhet ta harrojë ndihmën financiare.

Tregues që do vi dhe dita që mos ketë para edhe për pagat.

Mbase po mendohet ndonjë skemë finamcimi për buxhetin nga burime "të tjera", siç jan ato të financimit në ndërtim.

Të shohim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat