Investime për nxitjen e potencialeve ekonomike në Berat e Përmet

Shqipëria

Investime për nxitjen e potencialeve ekonomike në Berat e Përmet

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:56
Berati

Investimet që duhet të ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Beratit dhe Përmetit ishin në fokus të studimit të një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj.

Studimi i kryer muajt e fundit jep disa alternativa lidhur me drejtimin që duhet të marrë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Beratit dhe Përmetit si dhe investimet që nevojiten për të nxjerrë në pah potencialin e tyre dhe për të maksimizuar impaktin në nivel rajonal.

Propozimet e këtij studimi do të diskutohen në fund të kësaj jave në një tryezë konsultimi me aktorë vendimmarrës dhe përfitues për të vendosur bashkërisht cili është drejtimi i duhur.

Studimi u krye në kuadër të programit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmi” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Boterore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat