Bulqizë, rruga ngushtohet dita-ditës

Shqipëria

Bulqizë, rruga ngushtohet dita-ditës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:53
Bulqizë

Rruga Tri Çezmat-Sopot ka gropa në pothuaj të gjithë gjatësinë e saj. Kanalet anësore mungojnë dhe rruga ngushtohet dita-ditës për shkak të amortizimit.

Banorët e kësaj zone shprehen se prej vitesh në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim.

Në dimër banorët e kanë më të vështirë ku shpesh janë të detyruar të transportojnë të sëmurët me urgjencë dhe rruga u vështirësohet së tepërmi në vendet me gropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat