Pas Shkodrës, opozita e bashkuar mblidhet të enjten në qytetin e ...

Shqipëria

Pas Shkodrës, opozita e bashkuar mblidhet të enjten në qytetin e ...

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:30
Basha

Opozita edhe këtë javë nuk do të jetë e pranishme në sallën e parlamentit. Pas Shkodrës, opozita e bashkuar do të mblidhet në qytetin e Elbasanit.

Takimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Grupi parlamentar i PD, LSI-së dhe partive të tjera aleate do udhëtojnë në drejtim të Elbasanit ku do të zhvillojnë një mbledhje për situatën kriminalitetit në vend.

Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar.

Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat