PD kërkon shkarkimin e Xhafajt dhe Veliut, letra dërgohet në zyrën e Ruçit

Shqipëria

PD kërkon shkarkimin e Xhafajt dhe Veliut, letra dërgohet në zyrën e Ruçit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:59
Tahir Xhafaj dhe Ardi Veliu

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkon shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Letra e shkruar nga nënkryetari i i PD-së Edi Paloka ndalet në lidhje me komisionin hetimor për Tahirin, duke vënë theksin tek fakti se maxhoranca ka bërë ç’është e mundur që dokumentacioni i kërkuar nga ky komision të mos vinte asnjëherë në tryezën e deputetëve.

 “Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit Prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij. “-thuhet në letër.

Kjo sjellje sipas PD shihet si një orvatje e qëllimshme e deputetëve për të fshehur gjyrën e lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar si dhe asgjësimin e informacioneve që përfshijnë ish Ministrin Tahiri por edhe vëllain e Ministrit aktual Xhafaj, në botën e krimit të organizuar.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë politike dhe ligjore Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi penale.” –shkruhet në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat