Gazeta turke ngre alarmin: “Helmi” i ri që po mbyt rininë vjen nga Shqipëria

Shqipëria

Gazeta turke ngre alarmin: “Helmi” i ri që po mbyt rininë vjen nga Shqipëria

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:39
Ilustrim

Media turke “Sozcu” ka publikuar një artikull rreth drogës së rrezikshme të njohur si “skunk”, lëndë e cilas sipas lajmit prodhohet në Shqipëri dhe vjen në Turqi.

Media shkruan se kohët e fundit policia e Stambollit ka arrestuar në flagrancë një shtetas turk që shpërndante drogën në fjalë, që sipas gazetës po helmon rininë e vendit.

“Sozcu” shkruan se Tarik. O u kap nga policia pasi doli nga shtëpia e tij dhe i hipi biçikletës për të shitur drogën. Policia u vu në ndjekje për ta kapur dhe pavarësisht arratisë së të riut, “aventura” ka zgjatur pak minuta. Autoritetet e kanë arrestuar 500 metra më tutje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të riut u gjet një sasi prej rreth 700 gramësh skunk.

Media më pas raporton se skunk prodhohet nga bimë hibride të kanabisit dhe ndryshe nga hashashi është rreth 10 herë më i dëmshëm dhe shitet me çmim shumë herë më të lartë.

Dy janë rrugët që raporton gazeta në lidhje me ardhjen e drogës. “Sozcu” shkruan se burimi kryesor mbetet Shqipëria, ndërsa rruga e dytë kalon në Bullgari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat