Disa persona kanë përfunduar në pranga të dyshuar për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit.
Burime për Ora News konfirmojnë arrestimin e katër personave të dyshuar deri në orët e mbrëmjes.
Prokuroria e Shkodrës kërkoi autorizim në gjykatë për kontrolle banesash dhe automjetesh. Pas marrjes së këtij autorizimi, prokuroria urdhëroi policinë për kryerjen e kontrolleve në banesat e anëtarëve të familjeve Licaj dhe Bajra.
Pas ngjarjeve të rënda, prokuroria ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e tyre.