Vrasja në Shkodër, Hoxha: Objektivi nuk ishte Ferracaku, dyshimet janë për ish kampionin e boksit

Shqipëria

Vrasja në Shkodër, Hoxha: Objektivi nuk ishte Ferracaku, dyshimet janë për ish kampionin e boksit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 23:17
Artan Hoxha dhe Arjan Ferracaku

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi se Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit.

Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë dhe të kalërojnë shpesh bashkë të veshur si cowboy. Ferracaku kur u vrau ishte duke shëtitur me kalë. 

Gazetari Hoxha gjatë emisionit mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi edhe një foto ekskluzive të Ferracakut duke kalëruar. 

Sikur duket nga fotoja e publikuar në Repolitix, Ferracaku është veshur si caw boy dhe mendohet se ditën e atentatit ka pasur të njëjtën veshje me pjesëtarë të tjerë të grupit, pikërisht si lëvizte normalisht edhe me Bilalin. 

Mendohet se një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër. Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë. Hoxha tha se autorët ishin tre, njëri ishte mbi pemë për të vrojtuar situatën, ndërsa dy të tjerët e kanë qëlluar me breshëri, pjesa më e madhe në kokë. Ai tha se autorët kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë objektivi i vërtetë, prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje.

Hoxha: Ngjarja e fundit ishte vrasja e Ferracakut, që nuk ka asnjë precedent. Ishte një personazh që nuk kishte asnjë ngarkesë. Sepse në Shkodër kemi të bëjmë me grupe që nuk kanë dalë sot, që kanë qenë aty në mënyrë permanente. Atje nuk ka as PS, as PD, njëri nga ata është kryetar partie, ka qenë me të majtën është me të djathtën tani.

Ata po të gjetën gardhin hyjnë brenda. Nuk ka nevojë Shkodra të bëjmë politikë me krimin. Krimi nuk luftohet me konferenca. Vrasja e Arjanit krijoi një irritim të madh për atë që ai përfaqësonte. Ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku ishte me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.

Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, është goditur nga dy, kanë qenë tre persona. Janë gjetur tre vendndodhje gëzhojash. Viktima është qëlluar në distancë të afërt, me pistoletë në kokë dhe në gjoks, ka shumë ngjarje në Shkodër që janë kryer në këtë mënyrë. Zakonisht kjo bëhet për tú siguruar. Ai është goditur shumë në kokë. Ishte mbi kalë i veshur. Fakti që është goditur nga afërt, ai ka qenë i mbaruar.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë ai. Prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh më tej se vrasjet e fundit në Shkodër kanë lidhje me njëra tjetrën.

Hoxha: Vrasjet e Boran Bërcanës me bashkëjetuesen, Licit, zhdukja e nipit me dajën, Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra tjetrën. Pasojat janë që nuk janë goditur në kohë, unë sot mund të rendis mbi 20 vrasje në Shkodër që nuk janë zbuluar. Ngjarja nuk është gjobë në Shkodër, pasi tregu ka qenë i ndarë dhe dihet kush e kontrollon në Rus. Partia në pushtet ka përgjegjësi se nuk garanton siguri dhe paguan ata. Ka kohë që jemi në këtë fazë. Tregu i Drales e dinte ku duhet ta çonte tarifën. Kur u kap grupi vjet në Shkodër, ne pamë se tregtarët u ankuan se po të ikin ata na kushton më shumë se kamerat që do paguanin. Nuk ka nevojë kryeministri të bëj deklarata, duhet të bëj urgjent; kush të rrijë në detyrë të shkojë atje të luftojë, duhet të vendosim; jemi me të mirën apo të keqen. Vrasjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Ku ke të njëjtën situatë, në Elbasan. Por nuk kap dot gjë me postbllok. Rrjeti i informatorëve ka rënë.

Duke ku referuar kontrollit te RENEA-s sot në Shkodër në dy lagjet Kiras dhe Dobraç, Hoxha tha se në momentin që nisi kontrolli në Shkodër u fikën dritat.

Hoxha: Sot në orën 05:00 të mëngjesit janë fikur dritat në zonat ku do të bëhej kontrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat