Çfarë u zbulua për të shkuarën e të riut që u vra në Mamurras, jetonte më shumë jashtë shtetit

Shqipëria

Çfarë u zbulua për të shkuarën e të riut që u vra në Mamurras, jetonte më shumë jashtë shtetit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:00
Indrit Pepa

Dalin detaje të reja lidhur me të riun e ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Mamurras.

Mësohet se 27-vjeçari Indrit Pepa, jetonte më shumë jashtë Shqipërisë, për shkak të hasmërisë që kishte, kjo pasi i druhej gjakmarrjs.

Kjo pasi në vitin 2012, Pepa ishte akuzuar për plagosje dhe familja e tij ishte ngujuar.

Ndërkohë, i ndjeri ishte i martuar dhe ka një vajzë 3 vjeçe,

Krimi ndodhi

Jetonte më shumë jashtë shtetit për shkak të hasmërisë, kush është 27-

I riu sapo kishte dalë nga shtëpia, kur rreth orës 04.30 të mëngjesit të sotëm u vra me disa të shtëna. Më konkretisht në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, Pepa mbet i plagosur.

I riu u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ndërroi jetë.

Nga hetimet intensive të uniformave blu, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Ai është A.M., 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat