Vettingu/ Del para KPK-së prokurori i Durrësit, Bujar Hoti

Shqipëria

Vettingu/ Del para KPK-së prokurori i Durrësit, Bujar Hoti

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:17
Seanca e KPK-së në ngarkim të prokurorit Bujar Hoti

Pas gati një muaj shkëputje ka rinisur procesi i Vetting-ut me prokurorin pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Avokati përfaqësues i Hotit në këtë seancë është Julian Mërtiri. Vetë Hoti është i pranishëm në seancën dëgjimore, e cila po vazhdon pa praninë e mediave.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi dhe prezantimi i rezultateve të hetimit ndaj Hotit. Hetimi i KPK-së është zhvilluar në tre shtylla, deklarimi pasuror, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat