Buxheti 2018 në Kuvend. Opozita serish bojkot, mblidhet në Elbasan

Shqipëria

Buxheti 2018 në Kuvend. Opozita serish bojkot, mblidhet në Elbasan

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:44
Kuvendi i Shqipërisë

Prej orës 10:00 në Kuvend ka nisur seancën plenare e radhës, ku në rend dite është pr/ligji për Buxhetin e vitit 2018, por ashtu si në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen.

Prezente në sallën e Kuvendit është vetëm maxhoranca, kjo pasi opozita njoftoi një ditë më parë se do të zhvendoset në Elbasan për takimin e radhës, i cili vjen pas atij të Shkodrës pasditen e së hënës.

Përfaqësues të partisë tjetër opozitare, LSI, në Elbasan janë Haxhinasto dhe Panariti, pasi kryetarja e saj ndodhet në Britaninë e Madhe.

Situata e kriminalitetit në disa qytete të vendit janë edhe arsyeja e bojkotit nga ana e partive opozitare të Kuvendit.

Në Shkodër u ekzekutua të shtunën e kaluar një biznesmen, ndërsa ngjarjet e rënda kriminale vijojnë prej disa muajsh të trondisin kryeqendrën e veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat