Pistat e hetimit / Vrasje mafioze për drogën, ekzekutohet 43-vjeçari se dekonspiroi parcelat me kanabis

Shqipëria

Pistat e hetimit / Vrasje mafioze për drogën, ekzekutohet 43-vjeçari se dekonspiroi parcelat me kanabis

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Vrasja e 43-vjeçarit Alket Muhaj i cili u gjet i vrarë në fshatin e tij, Rabie në Memaliaj mund të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes.

Sipas News 24, mësohet se një nga pistat ku po hetohet është pikërisht trafiku i drogës, pasi viktima mund të ketë dekonspiruar parcelat me kanabis duke qenë bashkëpunëtor i policisë.

“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithsesi, policia po heton edhe çështjen e pronave, pasi viktima ka patur konflikte të hershme që në 2013 me banorët e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat