Rama, Bashës: Policia flet me vepra, me ju që bëni politikë me krimin s’ia vlen të merresh

Shqipëria

Rama, Bashës: Policia flet me vepra, me ju që bëni politikë me krimin s’ia vlen të merresh

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:12
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke publikuar dy grafikë në Twitter i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili foli akuza të ashpra për lidhje të qeverisë me krimin, të hënën nga Shkodra, dhe sot nga Elbasani.

Rama: E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik.

Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat