Reagimi i Ramës për vetingun në politikë, Bylykbashi: Refuzon se ka mizën nën kësulë

Shqipëria

Reagimi i Ramës për vetingun në politikë, Bylykbashi: Refuzon se ka mizën nën kësulë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:16
Oerd Bylykbashi

Pas përgjigjes së Ramës për vetingun e politikanëve, ku shprehej se është dakord dhe se “Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, ka reaguar deputeti Oerd Bylykbashi.

Demokrati Oerd Bylykbashi, në një postim të bë në Facebook shkruan se “Rama reagoi kunder duke pretenduar se vetingun do ta beje drejtesia e “reformuar” nga ai vete. Ai ngaterron qellimisht vetingun qe dekriminalizon politiken me ligj tani, pa humbur kohe, me me drejtesine qe me kismet do te “reformohet” nje dite,”.

 Postimi i plotë:

Rama reagoi menjehere ‎kunder propozimit te PD dhe opozites per veting me ligj qe dekriminalizon politiken shqiptare. Reagim tipik i atij qe ka mizen nen kesule. ‎

‎Rama reagoi kunder duke pretenduar se vetingun do ta beje drejtesia e “reformuar” nga ai vete. Ai ngaterron qellimisht vetingun qe dekriminalizon politiken me ligj tani, pa humbur kohe, me drejtesine qe me kismet do te “reformohet” nje dite. Rama u thote shqiptareve te presin dhe te durojne ne kurriz ministra e deputete me lidhje me krimin, sepse kerkon qe vetingun e politikes ta pengoje me prokuroret dhe gjyqtaret e vendosur prej tij, ata qe kane kaluar vetingun e tij. Ai shpreson dhe po perpiqet qe marionetat e tij ne drejtesi te mos e prekin ate dhe ministrat, deputetet dhe kryebashkiaket e tij qe jane te lidhur me krimin.

‎Rama kundershton duke thene qe vetingun ta beje drejtesia “e reformuar” prej tij, propozon qe vetingu i politikaneve te shtyhet sa me shume ne kohe nepermjet zvarritjes prej tij te reformes ne drejtesi duke bllokuar ngritjen e KLGJ, KLP, Prokurorit te Pergjithshem, SPAK dhe Byrose Kombetare te Hetimit.‎ Rama kundershton sepse ai e di qe vetingu i politikes me ligjin qe propozon opozita nuk ka nevoje te prese vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Praktikisht, Rama refuzon qe vetingu per lidhjet me krimin qe po behet per 800 gjyqtaret ‎dhe prokuroret, te behet pa humbur kohe edhe per vete ate, ministrat e tij, 140 deputetet, kryebashkiaket e vendit dhe kedo qe ka fatet e shqiptareve ne dore.

Refuzon sepse e di shume mire qe do e mbyse llumi i zi i paktit te tij me krimin per te marre dhe mbajtur pushtetin, llum qe do ta nxjerre ne shesh ky veting dekriminalizues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat