Klodiana Lala: Ja pse më sulmuan me armë banesën e prindërve

Shqipëria

Klodiana Lala: Ja pse më sulmuan me armë banesën e prindërve

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 00:14
Klodiana Lala

Shtatë ditë më parë banesa ku banonin prindërit e gazetares Klodiana Lala është qëlluar me breshëri plumbash, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se si e mësoi sulmin me armë në banesën e prindërve ku ndodheshin dy vajzat e mitura dhe familjarët e saj.

Gazetarja e kronikës në News24, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku u lëshuan breshëri plumbash në banesën e prindërve.

Ajo tha se banesa është qëlluar me 15 plumba, ku predhat janë gjetur në mjediset e banesës. Lala tregoi se dy plumba kanë depërtuar në dhomën ku po qëndronin dy vajzat e saj.

Në lidhje me arsyet e sulmit, gazetarja tregoi se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është që të trembin gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat