Dekreti për Teatrin, Ilir Meta: Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit

Shqipëria

Dekreti për Teatrin, Ilir Meta: Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:29
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një dalje për media pas dhurimit të gjakut të punonjësve të Zjarrfikëses së Tiranës, në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, tha se Kuvendi është sovran për të marrë vendime, por shtoi se  këto vendime duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Si e komentoni shtyrjen nga Kuvendi të dekretit për ligjin e Teatrit?

Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të përgjegjësive të veta. Nuk kam asnjë koment.

Po u rrëzua dekreti, çfarë hapash do merrni?

Nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj vendimet e Kuvendit. I uroj shumë sukses, pasi është në fillim të sesionit të tij dhe duhet një bashkëpunim sa më i përgjegjshëm për angazhimet që ka Shqipëria për Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat