PD depoziton në Kuvend draftin për vettingun në politikë, kush do kalojë në “sitë”!

Shqipëria

PD depoziton në Kuvend draftin për vettingun në politikë, kush do kalojë në “sitë”!

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:30
Kuvendi i Shqipërisë

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend draftin e plotë për Vettingun në Politikë.

Vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria, intgriteti moral dhe pastërtia e figurës.

Në sitë do të vendosen deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, ministrat dhe anëtarë institucionesh.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligj.

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendimpërfundimtartëformëssëprerë,përkryerjen e njëkrimi, oseshtetasitqëkanëkontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 2

Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, me këtë përmbajtje:

“PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1

MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS SË FUNKSIONARIT PUBLIK

Neni 176/1

Qëllimi ikontrollittëfigurës

1. Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, ngandikimiapopjesëmarrjanëpolitikëbërjedhe/osevendimmarrje i funksionarëveqëkanëkontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2. Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.

Neni 176/2

Subjektet dhe rregullat e kontrollit të figurës

1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

2. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.

3. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik,mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

4. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik,mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

5. Kursubjekti i përmendurnëpikën 1, nukjustifikonligjshmërinë e pasurisësipasvendimittëorganitpërgjegjëskushtetues,zbatohetmasa e ndalimitpërt’uzgjedhurapoemëruarnëfunksioninpublik,mbarimittëmandatitaposhkarkimitngadetyra.

6. Kushtet, rregullatdheorganetpërgjegjësepërzbatimin e mekanizimit të garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publik, përcaktohen me ligjtë miratuar me tri tëpestat e tëgjithëanëtarëvetëKuvendit.”

Neni 3

Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:

“Neni 179/c

1. Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2. Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të figurës së funksionarit publik.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat