Vizitë e paparlajmëruar e Kryministrit Edi Rama në Nju Jork

Shqipëria

Vizitë e paparlajmëruar e Kryministrit Edi Rama në Nju Jork

Nga: Beqir SINA - New York Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:47
Edi Rama

Sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të hapet më 18 shtator, i cili do të zgjasë tre muaj.

Ngjarja më e madhe botërore, më 25 shtator do të fillojë me debatin e përgjithshëm, në të cilin secili anëtar i Kombeve të Bashkuara, ftohet të flasë për gjashtë ditë me radhë.

Kjo është një mundësi për kombet që të adresojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe shpesh fjalimet përdoren si një mënyrë për të ankimuar.

Në sesionin e 73-të do të marrin pjesë udhëheqës nga të gjitha shtetet anëtare dhe aty do të flitet kryesisht mbi shqetësimet aktuale botërore, me theks të veçantë këtë Sesion është çështja e emigrantve në Europë dhe siguria e terrorizmi në botë.

Ndërsa, në “pallatin e qelqtë” të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të nisi javën e ardhshme me Sesionin e 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria, simbas rotacionit të përfaqësimit në këtë session do të përfaqësohet nga Presidenti, Ilir Meta dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Burime jo zyrtare, thanë se për të shfrytëzuar ardhjen në Nju Jork, të udhëheqsve nga e gjithë bota, gjatë zhvillimit të Sesionin e 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe pritjen tradicionale që jep me këtë rast Presidenti i SHBA, nga Kosova, do të jenë Presidenti Hashim Thaqi, Kryeministri Ramush Hardinaj dhe Ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli.

Mirëpo, për një vizitë të paparalajmëruar , në Nju Jork, 10 ditë më pare se të vijnë delegacionet zyrtare në këtë ngjarje të madhe botërore, nesër mbërrin në Nju Jork, Kryeministri Edi Rama, i cili, me njerëzit e tij – në SHBA, ka para-pregaditur dy darka,: njëra do të jet të shtunën në mbrëmje, dhe tjetra të dielën në mbrëmje, me biznesmen, afaristë dhe sipërmarrës profesionistë e të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Amerikë, thanë burime konfidenciale për gazetën Bota sot.

Ka spekullime se Rama, vjen 10 ditë para Presidentit Ilir Meta, që me disa biznesmen dhe afaristë, njerëzit e tij, këtu ka për të “folur”dhe për të“sabotuar”vizitën e Metës në Nju Jork, si Presidenti i Shqipërisë. Sidomos, kur bëhet fjalë për atë që kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk e dekretoi ligjin e posaçëm që Rama, miratoi në parlament, ligj që i hapte rrugën ngritjes së kullave në qendër të Tiranës dhe shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Qëndrimi i Presidentit siç dihet ka qenë në anën artistëve që protestojnë kundër shembjes së teatrit, dhe në anën e opozitës që ka paralajmëruar konfrontim nëse realizohet afera e kullave, dhe në anën e ministrit të vetëm të qeverisë, që nuk pranoi ta votojë ligjin, Ministrin e Diasporës Pandeli Majko.

“Mosdekretimi i ligjit është në radhë të parë një Jo për kryeministrin Rama që tashmë e ka mbyllur marrëveshjen me kompaninë Fusha sh.p.k. Eshtë një Jo për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që u duk se kishte futur në xhep presidentin, njësoj siç bëri me një grup artistësh” shkruajti shtypi shqiptar.

Kurse Presidenti Meta, qe ai i cili rendit 8 argumente kundër ligjit dhe i kujtoi në fund Edi Ramës se edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese, është një arsye më shumë për kthimin e ligjit.

Të njëjtat burime, thanë se Kryeministri Rama, po ashtu do të pritet të dielën nga Alexander Soros, biri i magnatit amerikan, George Soros, i cili sapo është kthyer nga Beogradi, ku ka qëndruar, në përpjekje për të siguruar mbështetje për një “kompromis” mes Kosovës e Serbisë.

Soros i Riu, siç i thërrasin atij, është zëvendës-president i Bordit Drejtues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, i cili duket se është “shkesi”, për arritjen e një “kompromisi” mes Beogradit dhe Prishtinës, për atë që po thirret “Korrigjim ose Korrektim të Kufirit”.

Alexander Soros, sapo është kthyer nga Beogradi, ku sipas raportimeve të medieve, për këtë ide ai është konsultuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por më parë ai ka diskutuar edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pushimeve verore në jug të Shqipërisë.

Pavarësisht, këtyre informacionve për këtë vizitë të pa-paraljmëruar pritet se si Kryeministri Rama, dhe zyra e tij, si do shet këtë vizitë si zyrtare apo për çështje private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat