“Doni dru ju? Ju jap unë sa të doni…”. Mësuesja bën për spital nxënësit e klasës së parë

Shqipëria

“Doni dru ju? Ju jap unë sa të doni…”. Mësuesja bën për spital nxënësit e klasës së parë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:09
Foto nga video

Nuk janë të paktat rastet kur mësueset e tejkalojnë masën, dhe dhunojnë pa pikë mëshire nxënësit e tyre. Duke përfituar edhe nga fakti që nuk ka kontrolle, ose kamera nëpër ambiente, ato torturojnë fëmijët, duke i dhunuar me sa fuqi të kenë.

Shumë raste abuzive qarkullojnë përmes video-ve që janë shpërndarë në rrjetet sociale, e ndërsa rasti i radhës, transmetuar nga emisioni “Stop”, dëshmon se sa i rrënuar është sistemi ynë arsimor.

Përmes pamjeve tejet të trishta, shihet një mësuese, e cila për shkak të statusit që e favorizon, i merr me radhë të gjithë nxënësit, duke i dhunuar.  Bëhet fjalë për mësuesen Miranda Bodini, e cila siç shihet qartë në video, godet fizikisht nxënësit e klasës së parë, në shkollën “Shën Vasil”, në Sarandë.

Moderatori Saimir Kodra kishte edhe një apel ndaj ministres Nikolla, e cila duhet të shikonte me përparësi këto raste, pasi dhuna në shkolla po shtohet në masë. Që këto situata abuzive të mos përsëriten më, ai këshillon ministren që në shkolla të vendosen kamera, pasi në të kundërt, raportimet me anë të celularëve nuk do të ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat