Nga Rama tek opozita? Deputeti i përjashtuar merr hak

Shqipëria

Nga Rama tek opozita? Deputeti i përjashtuar merr hak

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:16
Gjetan Gjetani

Mjaft i revoltuar nga situata e nderë gjatë orëve të fundit, deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, reagoi pas vendimit të Edi Ramës për ta përjashtuar nga Partia Socialiste, teksa akuzoi policinë për paaftësi.

Po kështu, në një prononcim për “Report Tv”, ai ka deklaruar se nuk është servil i kryeministrit, ndërsa shton se kur ka kritikuar policinë e Kurbinit, ka mbrojtur qytetarët.

Gjetani është shprehur se nuk ka shantazhuar askënd për drejtorin e policisë së Kurbinit, por i ka kërkuar ministrit Fatmir Xhafaj disa herë të ndërhyjë për të vendosur njerëz të aftë. Deputeti tashmë i pavarur thotë se nuk ka ndonjë plan të bashkohet me ndonjë parti opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat