"Rreth flamurit të përbashkuar!" Gati prerja e re e 10 mijë lekëshit "patriot"

Shqipëria

"Rreth flamurit të përbashkuar!" Gati prerja e re e 10 mijë lekëshit "patriot"

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:33
Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë miratoi dje në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës raportin e stabilitetit financiar për 6 muajt e parë të vitit.

Raporti vlerëson se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe me tregues pozitiv të perfomancës.

Gjithashtu pritet që së shpejti të qarkullojë në treg edhe kartëmonedha 10 mijë lekëshe.

 Këshilli Mbikëqyrës miratoi vizatimet e kartëmonedhës së re dhe elementët e sigurisë. Më herët në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të dhjetorit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë miratoi edhe tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT: “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat