E shtunë, 8 shtator: Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu në orët e para të mëngjesit, kryesisht në Ultësirën Perëndimore.
Në mesditë reshjet do të shtrihen thuajse në të gjithë vendin.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin Jon.
Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/25°C
Zonat e ulëta 15/28°C
Zonat bregdetare 17/28°C