Aleati paralajmëron Bashën: Nëse hyn në zgjedhje me këtë ligj, jemi të humbur!

Shqipëria

Aleati paralajmëron Bashën: Nëse hyn në zgjedhje me këtë ligj, jemi të humbur!

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:01
Dashamir Shehi

Nëse Lulzim Basha do të hynte në zgjedhje me ligjin aktual zgjedhor, aleati i tij, Dashamir Shehi thotë se del i humbur.

I pyetur nëse opozita është e gatshme për zgjedhjet parlamentare njëkohësisht me ato lokale, siç është shprehur kreu i PD, në takimin me strukturat në Shkodër, Shehi thotë se do të ishte një aventurë e paanevojshme në kushtet e mos ndryshimit të ligjit për zgjedhjet.

Dashamir Shehi: Ideja për t’i bërë zgjedhjet administrative bashkë me zgjedhjet politike sigurisht me një ligj të ri, nëse do të jetë ky ligj që është sot, edhe Basha po i  hyn kot një aventure të panevojshme. Duhet të jetë një ligj i ri që t‘i jap shanse shqiptarëve që ta pastrojë vendin e vetë nga perosnazhe të pavlefshëm, të korruptuar. Kjo do të ishte një zgjedhje shumë e mirë për Shqipërinë.

Ndryshimet e nevojshme në ligjin zgjedhor ende nuk janë prekur konstaton aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi. Për Report TV, Shehi vlerëson që ndryshimi i sistemit do të përbëjë reformën e vërtetë zgjedhore.

Shehi: Ne shpresojmë, sipas fjalëve, që reforma zgjedhore do të mbyllet deri në fund të këtij viti. Edhe unë, të them të drejtën, nuk është se kam ndonjë entuziazëm të madh. Nuk po flitet për reformën e vërtetë, për sistemin. Diskutimi ka mbërritur deri tek çështja e numërimit të votave me elektronik, votimi elektornik, numërimi elektornik, edhe një ide për votimin e emigrantëve. Këto tema janë hapur.

Ndërsa shprehet se situata kriminale në vend ka precpituar, Shehi thekson se, reforma zgjedhore duhet të mbetet prioritare.

Shehi: Për sa kohë po flasim për politikë, prioritet i prioriteteve për ligjet ky është, për zgjedhjet, ky shtet nëpërmjet zgjedhjeve persupozohet që do të administrohet. Dhe deri tani është mbrapa.

Për këtë sesion parlamentar ende nuk është caktuar një datë për mbledhjen e Komisionit parlamnetare për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vendosur si prioritet shkëputjen e ldhjeve të krimit me qeverinë. Për këtë janë propozuar edhe amendimet kushtetuese për kalimin në vetting të politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat