Pastrimi i kanaleve kulluese në Fier, fermerët shpresojnë mos përmbyten më

Shqipëria

Pastrimi i kanaleve kulluese në Fier, fermerët shpresojnë mos përmbyten më

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:41
Kanalet në Fier

Mosfunksionimi i kanaleve kullues ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e njësisë administrative Frakull në Fier.

Nisja e pastrimit të kanaleve kulluese shihet me optimizëm nga fermerët, të cilët shpresojnë që dhe në rast përmbytjeje të mos u dëmtohen të mbjellat. Gjatë përmbytjeve të mëparshme kanë pësuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, por edhe në banesa e orendi shtëpiake.

Në 8 fshatrat e zonës së Frakullës, deri tani, janë pastruar 61 mijë metra linear kanale kullues, ndërsa deri në 15 tetor pritet të pastrohen edhe 22 mijë metra linear të tjerë. Kreu i njësisë administrative Frakull thotë se pastrimi i kanaleve kullues nuk është bërë më parë për shkak të mungesës së fondeve.

Fermerët e zonës së Frakullës dallohen për kultivimin e perimeve të ndryshme, por vitet e fundit vendin e parë në prodhimet e tyre e ka zënë luleshtrydhja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat