Sot rinis vettingu, a do t’i pritet koka dy prokurorëve shqiptarë?!

Shqipëria

Sot rinis vettingu, a do t’i pritet koka dy prokurorëve shqiptarë?!

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te shpallë vendimin e pare pas sezonit te pushimeve.

Bujar Hoti, prokurori i apelit te Durrësit do te mësojë sot nëse do te punoje më në sistemin e drejtësisë apo jo. 

Pika me e diskutuar e pasurisë se prokurorit Hoti ishte një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katror ne zonën e Fllakës ne Durrës, për te cilën kishte argumentuar se e kishte përfituar ne baze te ligjit 7501, por ai nuk kishte punuar asnjë dite ne një ndërmarrje bujqësore.

Sot nis pune edhe shkalla e dyte e Vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili do te shqyrtoje çështjen e ish-anëtares se Gjykatës se Larte Mirela Fana.

Fana ishte nder 6 magjistratët e vetëm qe dhanë dorëheqjen brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit te Vetingut e për këtë arsye verifikimi ndaj saj është ndërprerë. Por komisioneri publik e ka ankimuar çështjen duke kërkuar vazhdimin e Vetingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat