Nuk ndalen lëkundjet e tokës, tejtër tërmet shkakton panik në Elbasan

Shqipëria

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, tejtër tërmet shkakton panik në Elbasan

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Tërmeti lëkund qytetin e Elbasanit. Dy lëkundje me magnitudë, 2 ballë pasdite dhe 3.3 ballë të shkallës rihter mbrëmjen e djeshme në orën 22:42:23 u ndjenë në Elbasan.

Epiqendra e tërmetit 3.3 ballë ka qenë 5 km në Lindje të qytetit, ndërsa thellësia 8 km, sipas Institutit të Gjeoshkencave. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, por nuk raportohet për dëme materiale.

Në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, ndërsa janë dëmtuar disa banesa.

Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat