Tronditet Kruja, shpërthen tritoli në banesën e drejtorit të OSHEE

Shqipëria

Tronditet Kruja, shpërthen tritoli në banesën e drejtorit të OSHEE

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në qytetin e Krujës orët e para të mëngjesit të sotëm, duke krijuar panik tek banorët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 në banesën e drejtorit të OSHEE, Xhavit Masha, të cilit i është vendosur lënda plasëse.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat