Basha me aleatët edhe të enjten jashtë Kuvendit, ja qyteti i radhës ku do të mblidhen

Shqipëria

Basha me aleatët edhe të enjten jashtë Kuvendit, ja qyteti i radhës ku do të mblidhen

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:04
Lulzim Basha

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, mbledhja e radhës simbolike e seancës plenare nga Partia Demokratike, do të bëhet në qytetin e Durrësit.

Të enjten mazhoranca do të jetë e vetme në sallën e Kuvendit, ku që në nisje të këtij sesioni parlamentar, opozita bojkotoi duke shkuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të bërë mbledhje parlamenti pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.

Kështu, në Kuvend është mazhoranca e vetme, ndërsa PD dhe aleatët i kanë zhvendosur mbledhjet e seancave plenare në terren.

Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është diskutuar  mbi vazhdimin e aksionit opozitar dhe marrëdhënia e kushtëzuar me kuvendin. Deputetët e opozitës, vec seancës plenare, do të bojkotojnë gjithashtu edhe komisionet parlamentare.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetët demokratë kanë folur edhe për propozimet për disa ndryshime në kushtetutë për zbatimin e vettingut edhe në politikë, një propozim i bërë publik për herë të parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, por që ende nuk po gjen dakordësinë e mazhorancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat