Ish- Ministri: Kriminelët po hakmerren ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Shqipëria

Ish- Ministri: Kriminelët po hakmerren ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:18
Ylli Manjani

‘Kriminelët po marrin hak ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kanë dënuar’.

Deklarata është bërë nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në studion e SYRIt. Manjani është shprehur se, vettingu është bërë me standarde të dyfishta.

‘Për mua asgjë që po ndodh nuk është e paparashikuar. Pushteti për arsye votash ka dalë mbi shtetin dhe ja ka arritur qëllimit.

Dëmi reformës në drejtësi u bë kur u bënë ligjet pas reformës në drejtësi. PD në atë kohë kishte alarme të forta dhe të drejta që nuk u morën parasysh.

Të paktën, më herët, gjykatat dhe prokuroria kishin arritur një farë pavarësie, dhe kjo sot nuk ekziston më. Tashmë gjykatësit e rinj, duhet të kalojnë në katin e dytë të kryeministrisë dhe pastaj të vazhdojnë punën.

Ka patur standarde të dyfishta ndaj gjyqtarëve në procesin e vettingut. Tashmë drejtësinë e ka në dorë kryeministria. Nëse kthehemi te konsensusi i vitit 2016, ka një shans që reforma të bëhet.

Vetingu duhet të kthehet në shtratin ligjor pasi sot vettingu është në kryeministri.

Dhe po flasim në një kryeministri që diktohet nga krimi. Kriminelët po marrin hak ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kanë dënuar.  

Tashmë këta nuk pyesin as për ONM, pasi kjo e fundit po ulëret për shumë raste abuzive që po bëhen me procesin e vettingut’, është shprehur ish-ministri Ylli Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat