Ngjela: Rama- Basha kanë akord për vettingun në politikë, duan të vonojnë reformën

Shqipëria

Ngjela: Rama- Basha kanë akord për vettingun në politikë, duan të vonojnë reformën

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:56
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela deklaron se vettingu në politikë ka miratimin e Ramës pasi propozimi është një orvatje e bashkërenduar e politikanëve për të vonuar reformën në drejtësi.

I ftuar në  studion e lajmeve në “Neës24”, avokati u shpreh se pavarësisht paktit mes Bashës e Ramës, Partia Socialiste ka akord me SHBA-të, e kësisoj kundër kryeministrit është vetë partia që ai përfaqëson.

Sipas avokatit Ngjela, politikanët kanë bërë pastrim parash në ditën për diell.

“Këta kanë punuar në diell, nuk kanë gjëra të fshehura. Edhe pastrimin e parave e kanë bërë sikur të ishin në shtëpinë e tyre”, tha ai.

“Vettingu është për gjyqtarët dhe jo për politikanët. Këta kërkojnë të shtyjnë procesin. Rama e pranoi Bashën, do bëjmë vetting. PS, nuk ka nga ja mban, sepse ka marrëveshje me SHBA.

Nuk hetohet deputeti, Saliu nuk kupton procedurat, i ka disa juristë mediokër dhe i hedh ata në luftë për të shkatërruar sistemin.

Pse janë kaq të butë me gjyqtarët, sepse nuk e kanë të qartë se nga i kanë marrë paratë. Këta kanë futur duart në thesarin e shtetit. Di që persona të caktuar, po trajnohen në Amerikë për BKH. Politikanët kanë SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), jo vettingun”, tha Ngjela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat