Arrestime VIP, Spiropali i përgjigjet opozitës: Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur

Shqipëria

Arrestime VIP, Spiropali i përgjigjet opozitës: Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:20
Elisa Spiropali

Pas deklaratës së deputetit të PD-së Ervin Salianji, njëkohësisht koordinator i grupeve të punës të ngritura nga opozita për vettingun në politikë se kryeministri Edi Rama se do vettingun, vjen reagimi nga deputetja e PS Elisa Spiropali. Sipas Spiropalit, mazhoranca kërkon që ata që se kalojnë vetingun te përballen me drejtësinë, ndërsa PD nuk e do. Deputetja e PS u shpreh se vettingun e politikës duhet ta bëjë drejtësia e pavarur.

“Ne thamë se do kishte ndonjë gje te re, por sot dëgjuam Salianjin se vetë ata janë të paqartë për çfarë duan te bëjnë. PD e ka kapur frika nga vettingu, nga SPAK dhe BKH dhe tani dalin me një propozim që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon reformën me drejtësi, SPAK,BKH dhe vetingun qe ato do bëjnë. Ne prisnim nga PD te dëgjonim se si do bënin vetingun e politikaneve, por edhe te vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakëve te politikaneve. Por ata thonë jo. Ne presim qe politikanet jo vetëm te shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe te kalojnë ne site për te ardhurat dhe pasuritë. Luli thotë jo. Ne duam qe ata qe se kalojnë vetingun te përballen me drejtësinë, Luli thotë jo.

Shqiptaret duan qe vetingun e politikes ta beje drejtësia e pavarur. Luli thot jo. Luli do qe kontrollin t’ia bej Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia qe duam. Ne duam vetting dhe jemi te hapur për te biseduar, por një vetting për te qene. Ata thonë hajde votojmë diçka qe vete thonë se nuk është gati. E qe për me tepër, propozimi i tyre është hap pas. Propozimi i tyre është te marrësh reformën ne drejtësi dhe ta grisesh. Luli mund te këtë frike nga SPAK e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne ti vëmë shkelmin vettingut qe njësoj siç po pastron drejtësinë nga te korruptuarit e te paaftët, do pastroje edhe politiken”- ka thënë Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat