Bashkia e Tiranës vazhdon rehabilitimin e rrugëve në çdo njësi administrative dhe lagje të kryeqytetit.
Pas shumë kantiereve të hapura në çdo bllok banimi, ekipi i mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës po punon në orë të vona të natës në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”.
“Ekipi i mirëmbajtjes 24/7 në punë! Këtë herë ata u kujdesën për rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, duke i dhënë fund problemit gropave në rrugë”, shprehet bashkia Tiranë.
“Lëviz lirshëm në qytet” është motivi i bashkisë Tiranë, duke praktikuar shtrimin e rrugëve në orët e vona të natës për të mos penguar lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të ditës. /ATSH