Kujdes në këtë aks rrugor, do jetë i mbyllur për 45 ditë

Shqipëria

Kujdes në këtë aks rrugor, do jetë i mbyllur për 45 ditë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Nga Vora në Fushë Krujë gjatë ditës së sotme do t'i nënshtrohet restaurimit.

Projekti i rehabilitimit bëhet me ndihmën e Bankës Botërore.

"Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore", njofton Autoriteti dhe Policia Rrugore. 

Do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohëzgjatje e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranes deri tek kthesa për Prezë është  45 ditë.

Segmenti do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjate periudhës së kryerjes se punimeve.  Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vorës.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat