Në mungesë të opozitës, sot në Kuvend po diskutohet dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për lojërat e fatit.
Mazhoranca e ka rrëzuar paraprakisht dekretin në komisionin e Ekonomisë dhe këtë qëndrim e ka reflektuar edhe sot në Kuvend.
“Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim”, tha ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës në Kuvend.
“Si ka mundësi që e ka rrëzuar Presidenti, mund të pyesë një qytetar, s’është kundër besoj se në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar presidentin gabim, atë që bëjmë është shumë e thjeshtë, rrisim taksën e llotarisë kombëtare nga 10 përqind në 15 përqind. Mos harroni që lotara kombëtare ishte e vetmja që taksohej 10 përqind, pra unifikuam taksimin…”, tha ndër të tjera Ahmetaj.