Zhbllokohet KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare (EMRAT)

Shqipëria

Zhbllokohet KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare (EMRAT)

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:07
Foto ilustruese e hyrjes se Gjykates se Larte

Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfunditmare të kandidatëve gjyqtarë për në Këshillin e Gjyqësor. Gjyqtarët e Apelit Brikena Ukperaj dhe Luan Dervishi paraqitën kandidaturën pas rishpalljes së thirrjes.

“Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Duke patur parasysh faktin e dorëheqjes apo skualifikimit për shkaqe ligjore të parashikuara në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të disa gjyqtarëve kandidatë, në mbështetje të ligjit nr. 115/2016, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin”, njofton Gjykata e Lartë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Më pas kandidatët do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe më pas duhet të kalojnë edhe procesin e vettingut, për të konkurruar më pas për anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat