Seanca: Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për tatimin mbi të ardhurat

Shqipëria

Seanca: Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për tatimin mbi të ardhurat

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:26
Arben Ahmetaj

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për tatimin mbi të ardhurat, ndërsa ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit.

Dekreti i presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

Më herët ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.

“Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15%”, deklaroi Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat