Rama: Ndjekja e një shkolle profesionale, mundësi për të hapur biznes të vogël

Shqipëria

Rama: Ndjekja e një shkolle profesionale, mundësi për të hapur biznes të vogël

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 08:44
Edi Rama

Shkolla profesionale “Karl Gega” në Tiranë është kthyer në një model të arsimit profesional në vend. Rikonstruksioni i plotë dhe shtimi i ambienteve të reja do të bëjë të mundur që rritja e numrit të nxënësve, nga 700 në 1300, të mos krijojë mbingarkesë në klasë.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte në shkollën profesionale  “Karl Gega”, e cila mban emrin e një prej inxhinierëve më të njohur të shekullit të 19-të në Austri, me origjinë shqiptare.

Shkolla i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe shtimi i ambienteve të reja do të bëjë të mundur që rritja e numrit të nxënësve, nga 700 në 1300, të mos krijojë mbingarkesë në klasë.

Duke apeluar të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional si rruga më e sigurt që i lidh me tregun, Rama theksoi se në shkollat profesionale jo vetëm mund të trajnohen punëtorët e bizneseve, por edhe individë të cilët marrin ndihmë ekonomike, pa kualifikimet e duhura.

Rama: Ne duhet të fuqizojmë shumë shkollat profesionale. Ajo që është më e rëndësishmja është që kanë filluar ta kuptojnë dhe kanë filluar të interesohen realisht. Tani problemi është që kërkesat na përballin me nevojën për të rritur, fuqizuar infrastrukturën, por tjetra që është e rëndësishme është se kanë filluar të kuptojnë dhe që nuk është thjesht çështje që bëhen hidraulik, apo marangoz, apo elektricist dhe shkojnë thjesht punonjës, mund të bëjnë dhe një biznes të vogël dhe pastaj fillojnë zhvillohen. Në Gjermani, pjesa më të madhe e atyre që janë në biznes të vogël vijnë nga shkolla profesionale.

Ndërkohë Ahmetaj tha se synimi është që shkolla të kthehet në një qendër mutlifunksionale në shërbim të nxënësve, por edhe bizneseve.

Kjo, sipas ministrit Ahmetaj, e kthen procesin e mësimdhënies në përputhje me standardet europiane, duke lidhur mësimin drejtpërdrejtë me prodhimin.

Ahmetaj: Një qendër multifunksionale, ku edhe studentët vetë të krijojnë dhe mësuesit të japin mësim por dhe bizneset të trajnojnë dhe punonjësit e vetë, pra, të kthehet në stilin e qendrës multifuknsionale që funksionojnë në gjithë vendet që kanë standard në kualifikimin teknik.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Indrit Gorçe tha se shkolla ka vendosur një bashkëpunim të mirë edhe me zyrat e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat