Burg për kreun e “shoqatës artistike” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Shqipëria

Burg për kreun e “shoqatës artistike” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Gjykata e Tiranës dha masën “arrest me burg” për 45-vjeçarin Shpëtim Çekrezi, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.

Gazetarët e “Fiks Fare” zbuluan këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte se si rekrutoheshin vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat